”Emblema e Lirisë” kënga më e re e Ilir Shaqirit (VIDEO)

Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri rikthehet duke publikuar projektin e tij më të ri muzikor në youtube. 

Shaqiri i këndon “Emblemës së Lirisë”.

“Kohë e trubullt mbi trojet dardane, shfryn me gjuhë të shthurrur mbi ballin e lavdisë. Turren si të çmendur mbi çdo gjë shqiptare, prekin të paprekshmen “Emblemën e Lirisë”, janë disa nga vargjet e këngës.

Kënga është realizuar me videoklip nga X- creative. Teksti i këngës është shkruar nga vet artisti ndërsa për orkestrimin është kujdesur, Xhevdet Gashi.

Katër ditë më parë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ka ndarë një medalje me simbole të Dardanisë, këngëtarit, Ilir Shaqiri.

"Kush hedh baltë mbi këto shkronja të arta, harron se dielli nuk mundet me u përly/ Do i shembet qielli përmbi kry" 

Kënga më e re e Ilir Shaqirit.
Teksti: Ilir Shaqiri
Muzika: Naim Gjoshi dhe Ilir Shaqiri
Orkestrimi: Xhevdet Gashi