Edhe Lezha përkujton 150 vjetorin e lindjes së Fishtës, poeti rilind vazhdimisht mes nesh
150 vjetori i lindjes së shkrimtarit të madh Gjergj Fishta u përkujtua në Lezhë. Ambasadorë të huaj, publicistë, akademikë e studiues, përfaqësues të klerit dhe drejtues të institucioneve qëndrore dhe lokale nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi u mblodhën në një tubim në nder të më të madhit të letrave shqipe.
Edhè hâna do t’a dije,
Edhè dielli do t’ két pá,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija ‘i vend nuk ká!
Me këto vargje u përkujtua, At Gjergj Fishta në 150-vjetorin e lindjes.
Diplomatë, akademikë e publicistë ishte pjesë e këtij tubimi.
Fishta rilind vazhdimisht mes nesh pasi çështjet që trajtoi në veprën që la pas janë më aktuale se kurrë.
Aktiviteti i organizuar në formën e një konkursi letrar nën drejtimin e poetit Laurant Marku i dha sharm krijimtarisë së Fishtës që nuk vdes kurrë.