Artizanët kërkojnë xhubletën në UNESCO dhe ruajtjen e traditës

Shkodra hapi panairin e vjeshtës, mes debateve të fermerëve dhe autoriteteve për braktisjen e fshatrave në Alpe.

E veçantë ishte biblikoteka lëvizëse e ndërtuar mbi një makinë që përdorej për drogë dikur. 

Artizanët ndërkohë ngritën alarmin për vëmendjen e munguar ndaj pasurisë së përbashkët të trashëgimisë kulturore.

File Kola, që ruan një xhubletë mbi 200 vjeçare, shpreson që kjo pasuri e kombit të regjistrohet nga UNESCO për të mos u zhdukur.

"Ta ruajmë xhubletën si sytë e ballit."

Ndërsa ky emigrant, që prej 26 vitesh jeton në Bruksel, ka vendosur ta kalojë vjeshtën në vendlindje për herë të parë pas 2 dekadash.  

Vjen me çifteli, e bën thirrje për të ruajtur traditën.

"Neglizhencat për mua janë të pafalshme dhe të pakuptueshme."