Aktori Ligoraq Riza: Xheladin Beu është fenomen aktual tek ne, ja arsyeja që solla në skenë veprën e tij

Në emisionin e pasdites “Jeto me Orën” në puntatën e sotme ka qenë i ftuar një artist i cili pa diskutim që ka lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare.

Mjeshtri i Madh, Ligoraq Riza i vlerësuar pa diskutim nga kritika por edhe nga publiku i cili tre ditë më parë shijoji interpretimin e tij teksa ngjiti në skenë të madhin Mitrush Kuteli me veprën “Vjeshta e Xheladin Beut”.

Ai tregoj për lidhjen e madhe që ka me Mitrush Kutelin.

“Në 2010 unë shfaqa një projekt asokohe u vendos monumenti i Mitrush Kutelit në Progradec, unë e solla në skenë veprën e tij” u shpreh Riza

I pyetur nga moderatorja Ana Kallaku, sesa kohë u desh që u përshtat për në skenë vepra ‘Vjeshat e Xheladin Beut’, ai u shpreh: U desh një kohë e gjatë që ta bënim realizimin, dhe përshtatjen e veprës për në skenë

Në studio u shfaqën disa pjesë nga shfaqja ku edhe aktori Riza tregoi për emocionet e përjetuara në skenë.

“Për këtë vepër ndihem shumë i plotësuar profesionalisht, kam plotësuar një ëndërr të timen, kam bërë një punë shumë profesionale me teksin por kam pasur edhe një ndihmë shumë të madhe nga piktori Anastas Konstandini, ai e ka shndërruar në gjuhën e imazhit, ka qenë frymëzues në procesin e punës sime” u shpreh aktori Riza.

Në këtë personazh që nuk njeh kufi dhe trajton mesazhe dhe tema tepër aktuale aktori Ligoraq Riza tregojë edhe arsyen e fortë pse dëshironte ta sillte këtë vepër në skenë.

“Në këtë tranzicion të vështirë në Shqipëri ku raportet janë prishur publiku ka nevojë të ushqehet me të tilla vepra, për tu njohur me realitetinn e egër. Prandaj mesazhet që jepen në skenë janë shumë aktuale dhe duhet të përcejell te publiku.” u shpreh aktori.

Ai u befasua në studio edhe nga kolegia e tij më e mirë Zamira Kita, ku ai u emocionua së tepërmi. Por surprizë e madhe për të ishin nipërit e tij ku edhe u përlot në studio.

Gjithashtu aktori i madh interpretoj në studio dy vepra të mëdha të Lasgushit, ku vërtet përcolli emocione për publikun.