Akademiku shqiptar, Anastas Angjeli, nderohet në Ukrainë me titullin Dr. “Honoris Causa”
Një prej universiteteve më të vjetra shtetërore në Ukrainë i ka akorduar titullin Dr. “Honoris Causa” akademikut shqiptar Anastas Angjeli. Gjatë vizitës së tij Kiev, Angjeli zhvilloi edhe takime me Ministrin e Arsimit dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave.
Akademiku shqiptar, Anastas Angjeli, është vlerësuar me titullin Dr. “Honoris Causa” nga një prej universiteteve më të vjetër shtetërorë në Ukrainë.
Themeluesi dhe Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, zhvilloi një vizitë në Kiev, me ftesë Universitetit NAU.
Në ceremoninë e dhënies së titullit të lartë autoritetet drejtuese të këtij institucioni bënë një vlerësim të veprimtarisë akademike-shkencore ndër vite të Akademikut, Prof. Dr Anastas Angjelit.
Memorandum bashkëpunimi mes KMSH-së dhe Arabisë Saudite
27 Tetor, 17:51
Në fjalën e tij para Këshillit Shkencor të Universitetit Angjeli vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjitha fushat e veçanërisht në rritjen e rolit bashkëpunues të universiteteve si "ambasadorët' më të mirë në këto marrëdhënie.
Ai falenderoi Këshillin Shkencor për dhënien e titullit Dr. "Honoris Causa", dhe në veçanti Rektorin Maksym Lutsky dhe Dekanin e Fakultetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Prof. Yuriy Voloshin.
Gjatë kësaj vizite akademiku shqiptar zhvilloi edhe një takim me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Ukrainës, të cilit i dorëzoi edhe letrën e Ministres së Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi, në të cilën shprehen vlerësime për urat e bashkëpunimit të vendosura mes institucioneve publike e private të arsimit të lartë mes dy shteteve.
Në cilësinë e anëtarit të Akademisë së Shkencave ai zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Akademisë së Shkencave të Ukrainës, Anatoly G. Zagorodny.
Pas shprehjes së vullnetit të përbashkët për të shtuar bashkëpunimin sa i përket kërkimit shkencor mes dy vendeve, Prof. Angjeli dorëzoi edhe një letër falenderimi të nënshkruar nga kreu i Akademisë së Shkencave në Shqipëri, Akademiku Skënder Gjinushi, ku nënvizohet dëshira për ta thelluar ketë bashkëpunim.

