Vajza e Ardit Gjebreas do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision në Paris
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2021, 23:02
Shqipëria do të përfaqësohet në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021 nga vajza e Ardit Gjebreas, Ana.
Ajo është shpallur fituese e Festivalit të Fëmijëve në RTSH, "Junior fest". Në festival u prezantuan 21 këngë. Vetë Ana e ka ndarë përmes një video të publikuar në Instagram, ku shprehet shumë e lumtur për këtë rezultat. Festivali i Fëmijëve do të mbahet në Paris.