Veprat e artit të Pikasos u shitën në ankand për 110 milionë dollarë
Njëmbëdhjetë vepra arti të Pablo Picasso-s që janë ekspozuar në një hotel në Las Vegas për më shumë se dy dekada janë shitur në ankand për gati 110 milionë dollarë.
Punimet, të cilat ishin në pronësi të MGM Resorts, u shfaqën në restorantin Picasso në Hotelin Bellagio.
Kompania është shprehur se ankandi do të ishte një ndihmë për përmirësimin e diversitetetit të koleksionit të arteve të bukura. Koleksioni i cili përfshin më shumë se 50 vjet prodhim artistik përmbante 9 piktura dhe 2 pjesë qeramike të artistit spanjoll.
Piktura e vitit 1938 "Gruaja në një beretë të kuqe-portokalli", e cila paraqet të dashurën dhe muzën e Picasso-s, Marie-Thérèse Walter, arriti çmimin më të lartë të mbrëmjes me 40.5 milionë dollarë.
Një tjetër kryevepër- portreti në shkallë të gjerë i titulluar Homme et Enfant (Burri dhe Fëmija) - u shit për 24.4 milion dollarë.
Në shitje u përfshinë gjithashtu Nature Morte au Panier de Fruits et aux Fleurs (Nata e vdekur me shportë frutash dhe lule), e cila u pikturua nga Picasso gjatë pushtimit nazist të Parisit në 1942. Ajo u shit për 16.6 milionë dollarë.
Koleksioni nisi 20 vjet më parë nga manjati amerikan i kazinove Steve Wynn, ish-pronari i hotelit Bellagio.
Emrat e blerësve nuk janë bërë të ditur.
