Kapshticë/ Radhë të gjata automjetesh, shkak fluksi i turistëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Greqi

Në doganën e Kapshticës janë krijuar radhë të gjata automjetesh ditën e sotme, 31 tetor.

Shkak është bërë fluksi i madh i turistëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Greqi, të futur javën e fundit në Republikën e Shqipërisë.

Të dyja doganat, ajo shqiptare dhe greke po punojnë me sportelet maksimale.

Në orët në vijim pritet dhe një normalizim i situatës.