Shkodër, 150-vjetori i lindjes rikthen Gjergj Fishtën në teatrin "Migjeni"

150 vjetori i lindjes së homerit shqiptar u përkujtua në Shkodër në teatrin “Migjeni”. Interpretues të mëdhenj shqiptar recituan vargjet e pakohë të Fishtës ndërsa dhanë mesazhe të forta bashkimi dhe emicione të paharruara për pjesëmarrësit.

150 vjetori i lindjes, e riktheu at Gjergj Fishtën në teatrin "Migjeni".

 "Si sot" u quajt mbrëmja poetike, e cila erdhi nën interpretimin e Nderit të Kombit Roza Anagnosti, mjeshtres së madhe Rita Gjeka dhe aktorit Jozef Shiroka.

Vargjet e Fishtës duket sikur janë shkruar sot, ndonëse kohën që jetojmë poeti i madh nuk e arriti.

Megjithatë duket se më mirë se ai, pak kush i njihte shqiptarët dhe mënyrën e të menduarit dhe vepruarit të tyre.

Rita Gjeka: Gjithë jetën kam bërë vargjet e Fishtës dhe ndihem e formuar si aktore së pari prej tij.

Roza Anagnosti: Emocion i madh por edhe detyrim si artiste për që i ka dhënë aq shumë gjuhës, literaturës, dramës.

Jozef Shiroka: Duhet me bë shumë më tepër, teatri ka punuar shumë për Fishtën, kemi bërë shfaqje.

Frati Françeskan mbetet figura më e madhe dhe më e fuqishme e letërsisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë.