Sot 150 vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës, Demalia: Methamorfozis për politikën, aktuale dhe sot
Analisti Ilir Demalia e ka përkujtuar përmes një postimi në Facebook 150 vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës.
Ai ka postuar një poezi të Fishtës, duke shkruar se kjo pjesë është një methamorfozis për politikën, aktuale dhe sot, e njëjta situatë që 100 vjet
Demalia: Sot 150 vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës, Viganit Veriut, Poetit Kombëtar, genit ma të naltë Ilir dhe krenia ma e madhe shqiptare. Nga pjesa Methamorfozis për politikën, aktuale dhe sot, e njëjta situatë që 100 vjet.
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtë prej llomit
qi “shqiptarë” vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninë e doni,
jo pse ju ndo ‘i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Përparimi e Qytetnia,
por veç pse ende der më sot
nji tyran s’po e gjeni dot,
nën kambë t’cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjë me jue,
e jau njof shpirtin der m’palc,
pleh i ndytë me u bartun n’shalc
e me u qitë jashta Shqipnije.
