Fyerje në postimin e ‘Tirana Fanatics’ Vllaznia: Nëse nuk tërhiqet do të mbyllen tribunat për Tiranën
Klubi i Futbollit Vllaznia përmes një postimi në Facebook shkruan se klubi është i angazhuar maksimalisht në organizimin sa më të mirë të ndeshjes Vllaznia-Tirana.
Kulbi ka reaguar lidhur me një postim të grupimi "Tirona Fanatics" përmes faqes së tyre zyrtare, në njoftimin dhe përgatitjen e tifozërisë tiranase për të marrë pjesë në këtë takim, ka lëshuar fyerje të cilat nxisin dhunë.
Vllaznia bën me dije se është njoftuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit dhe Klubi i Futbollit Tirana për marrjen e masave të menjëhershme dhe heqjen e fjalëve të papërshtatshme në postimin e këtij grupimi.
Klubi paralajmëron se në mungesë të një reagimi do të mbahen të mbyllura tribunat E4 dhe E5 të planifikuara për grupimin e tifozave të Tiranës.
"Klubi i Futbollit Vllaznia është i angazhuar maksimalisht në organizimin sa më të mirë të ndeshjes Vllaznia-Tirana duke u kujdesur maksimalisht për një qëndrim korrekt të tifozërive respektive në shkallët e stadiumit. Konstatohet se grupimi "Tirona Fanatics" përmes faqes së tij zyrtare, në njoftimin dhe përgatitjen e tifozërisë tiranase për të marrë pjesë në këtë takim, ka lëshuar fyerje të cilat nxisin dhunë dhe janë të papranueshme për principet dhe misionin e futbollit. Përsa më sipër, ditën e djeshme kemi njoftuar Federaten Shqiptare të Futbollit dhe Klubin e Futbollit Tirana për marrjen e masave të menjëhershme dhe heqjen e fjalëve të papërshtatshme në postimin e këtij grupimi. Por, përtej angazhimit dhe mirëkuptimit të FSHF-së dhe Klubit Tirana, deri sot në mesditë nuk ka pasur asnjë reagim duke mbetur e njëjta situatë. Përsa më sipër, KF Vllaznia me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatave të dhunës, do të mbajë të mbyllura tribunat E4 dhe E5 të planifikuara për grupimin e tifozave të Tiranës. Ju falenderojmë për mirëkuptimin!"
