Ervin Shehaj ambientalisti që udhëton duke pastruar: Kudo që shkoj bëj miq
Në pjesën e tretë të emisionit “Jeto me Orën “ u ndalëm tek një proces që besoj se të gjithë e duam ta kryejmë. Bëhet fjalë për udhëtimin, të eksplorosh vende të reja të njihesh me kultura të ndryshme e mbi të gjitha të thyesh rutinën dhe të përditshmërinë tënde.
Për të folur më gjatë mbi këtë temë ishin të ftuar Ervin Shehaj –Ambientalist, Sonila Hyseni – Menaxhere, Olger Berberi.
Guide Sonila Hyseni u shpreh se është e apasionuar me malet dhe turizmin malor, prej vitesh ka provuar të ngjisë mallet në Shqipëri.
Ambientalisti Shehu tregoi se udhëtimet në përgjithësi i ka të lidhura me natyrën, pasi është organizator i lëvizjes të pastrojmë Shqipërinë.
“Gjithashtu tregoi se ka udhëtuar në vende të ndryshme të botës me eksperienca të ndryshme.Në çdo fushatë që organizojnë “Green Tour “ lëvizin në çdo cep të Shqipërisë, duke pastruar ambientet”. u shpreh ai
Guider Berberi ai u shpreh se udhëtimi është i lidhur ngushtë me pasionin dhe profesionin, të bësh guider është punë e bukur dhe me përgjegjësi.
Ai rrëfeu se udhëtimi i tij i parë ne këtë profesion e ka zhvilluar me 16 tetor të viti 2012 , në Brezovicë , një udhëtim në borë dhe shumë i bukur.
“Të udhëtosh gjithmonë të bën mirë, këtë e thotë edhe një studimi i fundit, dëshira për të udhëtuar është e lidhur me kuriozitetin dhe rregullon nivelin e dopaminës në tru, duke e bërë kështu njeriun më entuziast sa herë që shkon në një udhëtim.”- tha ai.
Menaxherja Hyseni tregoi se në një udhëtim duhet të jemi shumë të përfshirë , pasi vetëm atëherë mund t’ia kalosh bukur dhe të krijosh kujtime.
Ambientalisti Shehaj rrëfeu udhëtimin e tij më të bukur ne 2004 në Egjipt, ku jo të gjithë lejoheshin, si dhe gjithashtu udhëtimin në Izrael e tregoi si një eksperiencë unike .
Një nga vështirësitë të punës së tij ai tregoi se është kur turistët të hyjnë në detaj të vendit që po vizitohet.
“Udhëtimi më i veçantë ka qenë në Theth u shpreh Berber, pasi i ngjason si Zvicra e Ballkanit."
Ambientalisti Shehu rrëfeu se udhëtimi më i vështirë ka qenë në Filipine pasi nuk përballohej vapa mbytëse , por që mbetej një eksperiencë unike.
Menaxherja Sonila tregoi se është shumë e lidhur me veriun e Shqipërisë edhe pse origjinën e ka nga jugu , vendet që i pëlqejnë më shumë janë Dibra, Tropoja, Puka , gjithashtu ajo u shpreh se ka ngjitur pothuajse të gjithë malet e Veriut. Sa hërë shkojë në fshatra apo bujtina përpiqem të marrë kujtime nga vendet për ti ruajtur
Psikologët theksojnë se njerëzit ndërsa udhëtojnë , janë në gjendje të shohin problemet e tyre nga një pikëpamje më te shkëputur. Hulumtimet kanë treguar se kur del nga zona e re e rehatisë sociale dhe zhytësh në kultura të ndryshme, forcon identitetin tënd personal, duke përfshirë vlerat dhe besimet tuaj dhe rrit vetëbesimin.

