Berisha: Në këto 8 vite Edi Rama ka mjeruar shqiptarët, ndërtoi narkoshtetin e vetëm në Evropë

Nga Foltorja e radhës nga Lezha, ish-kryeministri Berisha tha se 8 vite në pushtet, Edi Rama riktheu me shëmtinë e tyre mashtrimet e mëdha të diktaturës komuniste.

Ai theksoi se Rama ka krijuar një gjendje që nuk e ka sot asnjë vend në Evropë, pasi Shqipëri është me Afganistanin e talibanëve në raport me respektimin e ligjit.

Berisha: 8 vite në pushtet, Edi Rama riktheu me shëmtinë e tyre mashtrimet e mëdha të diktaturës komuniste. Ai për 8 vite faktoi se çdo premtim ishte një mashtrim i vërtetë. Në 8 vite ndërtoi narkoshtetin e vetëm në Evropë. Ai qeveris me bandat dhe krimin.

Ka krijuar një gjendje që nuk e ka sot asnjë vend në Evropë. Jemi me Afganistanin e talibanëve në raport me respektimin e ligjit. Në këto 8 vite Edi Rama ka mjeruar shqiptarët si asnjë vend tjetër. Ne e ulem varfërinë ekstreme 4 herë dhe ritëm rrogat e pensionet.