Gazetarja Kurti rrëfen njohjen me Gent Demaliajn: Ishte gjithmonë gati për në skenë

Një tribut në nderim të Gent Demaliaj.

Gazetarja e Kozeta Kurti ditë më parë organizoi një koncert ku mblodhi këngëtar të njohur në vend të cilët performuan muzikën që Gent Demaliaj së bashku me grupin "Djemtë e detit", krijuan.

Kurti u shpreh për "Jeto me Orën" përballë moderatores Ana Kallaku për emocionet dhe atë që Genti ka lënë jo vetëm në muzikën shqiptare por edhe mbresat si njeri.

"Është intervista më e vështirë qe po zhvilloj, të vësh në jetë një dëshirë për dikë që nuk është më është e vështirë dhe bukur njëkohësisht " u shpreh ajo. 

Gazetarja Kurti ta se  a qenë një ide e dy viteve më parë, pasi kishte të bënë me shijen e saj personale për muzikën rrok. Ajo tregoi që në 2010 ka shkruar  një antologji të lëvizjes muzikore, moderne në Shqipëri, gjithashtu në vitin 2016 realizoi edhe një koncert me këngë të viteve ‘90,  të kënduar nga artistë të rinj.

Gazetarja Kurti u shpreh se do të kishte pasur dëshirë të bënte një recital për “Djemtë e detit” dhe jo një Tribut. 

Gjithashtu ajo rrëfeu se ftesa që artistët të interpretonin në këtë koncert u mirëprit nga të gjithë , pasi ishte një bashkim brezash të vjetër dhe të rinj.

Ky koncert u hap nga vajza e tij Edea Demaliaj e cila ka ndjekur rrugën e të atit Genti. Ajo tregoi se koncerti ishte në bashkëpunim me të gjithë, duke filluar nga e motra e Gentit, Rudina bashkëshortja e cila i ndihmoj me veshjet personale të Gentit për interpretimin që u bë në skenë.

Në fund të këtij koncerti Edea u shpreh  për mikrofonin e Jeto me orën rreth kujtimeve për të atin, se shumë shpejt do ti rikthehet muzikës.

Koncerti transmetoi emocion, artistë të njohur të muzikës shqiptare si Redon Makashi, Aurela Gaçe, Albina Kelmendi në intervistë të bërë në “Backstaget” e koncertit se treguan si e njohën Gentin dhe emocionet që përjetuan gjatë këtij koncerti duke interpretuar këngët të njohura për publikun shqiptar.