Berisha: Foltorja uragan, ashtu sikurse rrëzuam komunizmin do të rrëzojmë edhe narko-shtetin
Nga Foltorja e radhës nga Lezha, ish-kryeministri Berisha tha se Foltorja e demokratëve është shndërruar në një uragan të madh shprese dhe optimizmi se ky vend do të ndryshojë me shpejtësi të madhe.
Ai theksoi se për herë të parë, pas 30 viteve, Shqipëria ka një llavë të tillë entuziazmi dhe shpresë, e cila ashtu sikurse përmbysi diktaturën komuniste, do të përmbysë pas 30 vitesh edhe narko-shtetin e Edvin Ramës.
Berisha: Lezha ishte qyteti i Besëlidhjes shqiptare. Në këtë qytet prijësit e kombit shpallën Skënderbeun zot të shqiptarëve. Dua tu falënderoj me mirënjohje të madhe të gjithë ju për këtë foltore të zjarrtë me të cilin ju ndizni dhe çoni peshë zemrat e lezhjanëve dhe mbarë shqiptarëve. Foltorja e demorkatëve është shndërruar në një uragan të madh shprese dhe optimizmi se ky vend do të ndryshojë me shpejtësi të madhe.
Për herë të parë, pas 30 viteve, Shqipëria ka një llavë të tillë entuziazmi dhe shpresë, e cila ashtu sikurse përmbysi diktaturën komuniste, do të përmbysë pas 30 vitesh edhe narko-shtetin e Edvin Ramës. Kjo është një thirrje e brendshëm që buron nga zemrat tuaja për të shpëtuar Shqipërinë, nga gjendja që e ka zhytur Edvin Rama dhe banda e tij.
