"Asnjë investim në ujësjellësa", Berisha komenton takimin e Ramës me kryebashkiakët: Atë që inauguroi në Krujë po helmon qytetarët

Ish-kryeministri, Sali Berisha, komentoi nga Lezha takimin e Ramës me kryetarët e bashkive për reformën në ujësjellësa.

Duke e akuzuar qeverinë Rama se nuk ka bërë asnjë investim në 8 vite por vetëm ka vjedhur, ai tha se edhe investimi i vetëm që bëri në Krujë po helmon qytetarët.

"Fliste sot për ujësjellësa që janë vjedhur 1 miliard euro dhe nuk është ndërtuar asgjë. Edhe atë që inaguroi në malet e Krujës po helmon qytetarët se nuk merret vesh si e kanë ndërtuar".

Berisha nënvizoi se në 8 vite asnjë investitor madhor nuk erdhi në Shqipëri, përkundrazi u larguan disa prej tyre.

"Në 8 vite Shqipëria u ngjit në çatinë e korrupsionit" deklaroi Berisha.