Berisha: 75% e qytetarëve nuk i besojnë reformës në drejtësi të Sorosit, e kapur nga Rama
Nga Foltorja e radhës nga Lezha, ish-kryeministri Berisha tha se Evropa nxori kartonin e kuq për marrëveshjen triletarale sepse nuk shkohet kështu në Evropë,
Ai theksoi se sipas një sondazhi 75% të qytetarët nuk i besojnë reformës në drejtësi të Sorosit sepse drejtësia është kapur nga Edi Rama.
Berisha: Evropa nxori kartonin e kuq për marrëveshjen triletarale sepse nuk shkohet kështu në Evropë, por nxit destabilizim dhe nacionalizma. Unë kam përfaqësuar ju dhe idealet tuaja kur kam kundërshtuar projektet e tilla. Nuk e di nëse e keni nxjerrë një sondazh që 75% të qytetarët nuk i besojnë reformës në drejtësi të Sorosit sepse drejtësia është kapur nga Edi Rama.
Sistemi në drejtësi është kapur ashtu sikurse në diktaturë. Reforma u mohoi qytetarëve procesin ligjor në gjykata. Procesi ligjor ka një kusht, dhe brenda një kohe të caktuar. Janë mijëra dosje që presin drejtësi dhe do të duhen 20 vite për tu shqyrtuar. Disave nuk do tu premtojë jeta për të marrë një drejtësi. Unë e mbështes Vettingun, por jo Vettingun si gjeti shtrigash nga Edi Rama.
