Berisha mbush Pallatin e Kulturës në Lezhë, pritet me entuziazëm dhe thirrjet Rama ik!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2021, 17:26
Ashtu si në takimet e tjera, edhe demokratët e Lezhës e pritën me entuziazëm ish-kryeministrin Sali Berisha.
Qindra mbështetës i uruan mirëseardhjen para Pallatit të Kulturës për ta shoqëruar drejt ambjenteve të brendshme ku salla ishte e mbushur plot.
Simpatizantët shpërthyen në thirrje "Sali Berisha" dhe "Rama ik".
Ky është ndër takimet e fundit të turit të ndërmarrë në mbarë Shqipërinë përpara se Berisha të thërrasë Kuvendin e PD.



