"Kullot në livadhet e qeverisë", Berisha risjell në vëmendje akuzën ndaj Kim dhe premton një KOP-i të dytë

Qëndrime sporadike. Kështu i cilësoi konsideratat e ambasadores amerikane Yuri Kim ndaj tij ish-kryeministri Sali Berisha.

Por këto sipas tij nuk duhet të bëhen pengesë në vokacionin proamerikan të PD-së.

Lideri historik risolli në vëmendje edhe deklaratën e tij kundër Kim, se Ambasadorja kullot në livadhet e qeverisë e që sipas po provohet përditë.

Berisha: Ne jemi forcë politike properëndimore, proamerikane dhe proeuropiane dhe vokacionin perëndimor të këtij kombi e kemi pasur qëllimin etë gjitha qëllimeve gjatë qeverisjes dhe do ta kemi gjithmonë. Ne jo vetëm do fitojmë zgjedhjet por do të vendosim marrëdhëniet më të mira miqësore me BE dhe SHBA ku kemi miq të shkëlqyer. Nuk duhet të nisemi nga disa qëndrime sporadike, qëndrime të caktuara. Kur zonja përmendi barin u shpreha se zonja e nderuar kullot në livadhet e qeverisë. Pak kush e kuptoi këtë gjë por tani që e shohin ma majesën e qeverisë nëpër ujkende e kanë të qartë se Sali Berisha kishte të drejtë. Askujt nuk i hyj në jetën private por konflikti i interesit është konflikt interesi cilido qofsh. Jam i mendimit që objektiviteti dhe jo konflikti i interesit është rruga e duhur për të vlerësuar realitetin shqiptar.

Gjatë takimit me demokratë në Lezhë, Berisha premtoi se si kryetar i ardhshëm i PD-së do të rikthejë projektin e KOP-it.

Berisha: Absolutisht po, do të krijohen organizma, do përthithen, do të vijnë përfaqësues më të shquar të shqiptarëve nga SHBA, Europa, kudo që janë për të bërë Shqipërinë, për të shpejtuar zhvillimin e Shqipërisë. Do të jetë një nga veprimet më kryesore tonat.