Ora News e paralajmëroi, Berisha e shpall: Me 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së

Ashtu sikurse kishte paralajmëruar Ora News me herët,  ish-kryeministri Sali Berisha zgjodhi Lezhën e Besëlidhjes për të shpallur 11 dhjetorin, datën e mbledhjes së Kuvendit të PD-së.

Rreth 8 mijë delegatë të Partisë Demokratike janë ftuar për tu mbledhur në Tiranë në datën 11 dhjetor.  Nga Lezha, ish-kryetari demokrat bëri të ditur vendimin për të diskutuar reformimin e statutit të kësaj force politike dhe si pasojë edhe për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Berisha: Nga Lezha kam kënaqësinë se me 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi kombëtar i PD-së.

ër të kërkuar Kuvendin e jashtëzakonshëm Berishës i duhet të deklarojë së paku 1500 firma.

Në takimin në Lezhë ai edhe një herë theksoi se Basha bashkëpunon me Ramën e kjo sipas tij shihet dhe te vettingu i politikanëve.

Sipas Berishës reforma në drejtësi nuk ka dhënë rezultat e për këtë solli në vëmendje rastin e Dvoranit.

Tashmë ish-kryetarit të PD do ti duhet të dorëzojë listat në Komisionin Zgjedhor të PD për të nisur procedurat. 

Ndërsa veç kandidatutës së Berishës për kryetar të PD, sfidën e ka shpallur dhe Edvin Kulluri.