Ulen ndjeshëm infektimet, 7 viktima nga Covid-19, 467 raste të reja dhe 159 të shtruar në spitale
Shtatë viktima dhe 467 raste të reja të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 219 raste të reja, 29 në Fier, 23 në Vlorë, 16 në Lezhë, 15 në Elbasan, 14 në Lushnje, 13 në Durrës, Kamëz, 12 në Shkodër, 11 Sarandë, Gjirokastër, 9 në Korçë, 7 në Berat, 5 në Kurbin, Kukës, Himarë, Përmet, 4 në Krujë, Kuçovë, Peqin , Gramsh, 3 në Rroskovec, Konispol, Tepelenë, Maliq, 2 në Vau i Dejës, Vorë, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Pogradec, Skrapar, 1 në Pukë, Dibër, Mat, Patos, Mallakastër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Devoll, Dimal, Poliçan.
Janë 7,561 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv:, dy qytetarë nga Lushnja 65 dhe 76 vjeç, një qytetare 66 vjeç nga Kuçova, një qytetar nga Korça 71 vjeç, një qytetare nga Laçi 79 vjeç, dy qyetetarë nga Tirana 77 dhe 89 vjeç.
Janë shëruar 427 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,870 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (29 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 467
Të shëruar në 24 orë 427
Të shtruar në spitale 159
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3,973
Testime totale 1,301,207
Raste pozitive 184,340
Raste të shëruara 173,870
Raste Aktive 7,561
Humbje jete 2,909
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,871
Fier 892
Durrës 664
Shkodër 489
Elbasan 320
Vlorë 300
Gjirokastër 246
Lezhë 200
Berat 192
Korçë 176
Kukës 134
Dibër 77
