Ish-Presidenti Alfred Moisiu për Ora News: Politika shqiptare ka dështuar, politikanët të mendojnë për popullin

Ish- Presidenti Alfred Moisiu në takimin për promovimin e librit “Gjeneral Spiro Moisiu”, ka përcjellë mesazhe për politikën.

Për mikrofonin e Ora News, Moisiu është shprehur se politika shqiptare ka dështuar ndërsa shton se politikanët duhet të mendojë më shumë për popullin.

Ai thekson se  përgjegjësi për dështimin e politikës ka edhe drejtësia.

"Mesazhi im është i thjeshtë, politikanët duhet të mendojnë me shumë për popullin sesa të mendojnë për gjëra të tjera. Klasa jonë politike, për fat të keq, ka dështuar në këto 30 vite, sepse për 30 vite ne duhej të ishim ku e ku përpara.

Çfarë nuk dëgjojmë ? 

Jo vetëm se nuk i dëgjojmë, janë fakte reale e bëjnë sikur nuk i dëgjojnë fare. Përgjegjësi këtu ka dhe drejtësia. Reforma në drejtësi po bën punën e saj por duhet të japë rezultate më të mëdha"- tha ai.