Antiamerikan? Berisha: Vajtorë mjerimi, PD-në do e çojmë në fitore, marrëdhëniet më të mira me BE dhe SHBA
Lideri historik demokrat, Sali Berisha, iu përgjigj nga Foltorja e Lezhës atyre që, sipas tij, spekulojnë se kjo lëvizje është kundër Amerikës.
“Jo vetëm që do ngremë PD-në dhe do e çojmë në fitore, por u them vajtorëve të mjerimit se PD dhe kjo parti do vendosin marrëdhëniet më të mira me BE-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Peng-kryetari dhe ndonjë zëdhënës mjeran i tij që duan të na etiketojnë si anti-amerikanë, janë më qesharakë se çdo personazh në tërësi. Amerika është e vlerave të mëdha, është e votës së lirë, është e sovranitetit të kombeve dhe vendeve".
Berisha tha se shpallja e tij non grata është produkt i mafies së Sorosit. Lidhur me vendimin e Bashës për përjashtimin nga grupi ai tha se kryetari që dhunon statutin dhe vullnetin tuaj është i shkarkuar automatikisht, pa vota.
"Pse peng-Basha e mori vendimin pa u pyetur ju? Siç mori vendimin për përjashtimin e Flamur Nokës? Siç mori vendimin për Luan Baçin" Sepse ai nuk ka lidhje me statutin, nuk ka lidhje forumet, nuk ka lidhje me ju. Ai ka lidhe vetëm me pengmarrësin e tij.
E kam mbështetur dhe ju kërkoj falje ju sepse nuk e meriton kurrë mbështetjen. Ne do bëjmë ndryshime të thella në statutin tonë. Kryetari që dhunon statutin dhe vullnetin tuaj është i shkarkuar automatikisht, pa vota. Në statut do të sanksionohet shenjtëria e votës suaj. Kjo sjell që deputeti i votuar nga ju, i nxjerrë në krye, ai u falet ju, jo kryetarit. Ai është i detyruar të vijë te ju, t’ju shërbejë ju, të jetë avokati i juaj".

