Kryeinfermierja Liliana Xhixha: Shumë gra nuk e dinë që janë të prekura nga kanceri

Pjesa e dytë të emisionit “Jeto me Orën”  është dedikuar të gjithë atyre grave dhe vajzave që luftojnë çdo ditë me kancerin e gjirit.

Për të folur mbi këtë temë ishin të ftuar në studio Jona Mulaj një 11 vjeçare nga Tropoja e cila ka dhuruar flokët e saj  dhe Liliana Xhixha kryeinfermiere prej 24 vitesh pjesë e shoqatës “Rider Albania”.

Shoqata “Rider Albania” është një organizatë jo fitimprurëse e cila vazhdimisht kontribuon në mbështetjen psikologjike dhe mjekësore për gratë që luftojnë me kancerin.

Kryeinfermierja Liliana rrëfeu  për moderatoren Ana Kallaku se ka qenë një eksperiencë e ngarkuar emocionalisht. 

Gjithashtu ajo tregoi se shumë pacientë kalojnë në fazë paliative. Ajo shprehet se janë të shumtë pacientët që kërkojnë shpresë, të heqin dhimbjet dhe vuajtjet e tyre nga kjo sëmundje.

“Shoqata Rider ka shërbyer si qendër trajnimi për të gjithë të sëmurit me kancer dhe qendër edukimi mbi këtë sëmundje. Shumica e pacienteve nuk  e dinë të vërtetën e diagnozës, gjithashtu  është e lehtë të bashkëpunosh me pacientët  të cilët  kanë këtë informacion dhe dinë diagnozën e tyre.- u shpreh kryeinfermerja Xhixha

Një ndër to është dhe fushata e dhurimit të flokëve "Dhuro flokë, fal shpresë".

Një nga efektet më të tmerrshme të trajtimit të kancerit është humbja e flokëve, qoftë për shkak të kimioterapisë  ose si një efekt anësor i terapisë rrezatuese në tru.

Por edhe pse shteti nuk ka shumë programe për këtë kategori në vendin tonë ka edhe shoqata të cilat trajtojnë femrat që janë të prekura nga kanceri për ta përballuar  sa më lehtë  trajtimet, mbështetja e familjes së personave të prekur nga kanceri dhe rehabilitimi psiko-social pas trajtimeve mjekësore. Lufta kundër kancerit të gjirit mund të fitohet.

Pjesë e panelit ishte dhe Jona Mulaj  vajza 11 vjeçare e cila rrëfeu se si e mori iniciativën për ti prerë flokët e saj për ti dhuruar për gratë e prekura nga kanceri.

Mulaj tregoi që ishte gazetarja Edona Haklaj e cila e frymëzoi , që dhe ajo të priste flokët e saj për ti dhuruar për gratë me kancer. Gjithashtu ajo u shpreh se mamaja e saj ka qenë dakord dhe ka mbështetur në këtë iniciativë.

Jona Mulaj tregoi se dëshira e saj se me anë të dhurimit të flokëvë te saj dëshironte të bëjë një grua të lumtur.

Gjithashtu ajo tregoi se kthimi i saj në shkollë me flokët e shkurta ishte një çudi për klasën e saj , por më pas  mësuesja, shkokët dhe shoqet e klasë  e përgëzuan dhe duartrokitën për gjestin që ajo kishte bërë.

Një mesazh nga kryeinfermjerja Xhixha  ishte: “Të sensibilzohen sa më shumë njerëz dhe të dhurojnë lumturi për këta persona”.

Kanceri i gjirit tashmë është një ndër problematikat më të mëdha shëndetësore që prek gratë. Sipas një studimi nga Instituti i Shëndetit Publik  në 2019 në Shqipëri kanceri i gjirit ka tendencë në rritje. 

Ai prek afro 600 gra dhe vajza në vit, prej të cilave një e treta humb jetën. Kjo betejë për jetën në vendin tonë bëhet akoma edhe më e vështirë kur shteti ofron shumë pak trajtime pasi kostoja e kurimit është mjaft e lartë. Aktualisht risku është 45 raste të reja për 100 mijë gra në Shqipëri.