Ish-kryeministri Sali Berisha ndalon në Mamurras për të përshëndetur simpatizantët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2021, 17:06
Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të ketë sot takim me demokratët e Lezhës.
Takimi do të mbahet në Pallatin e Kulturës ku simpatizantë kanë nisur të mblidhen.
Të pranishëm janë edhe deputeti Flamur Noka dhe ish-deputetët Klevis Balliu e Aldo Bumçi, ish-kreu i degës së PD-së Paulin Marku, ndërsa mungojnë deputetët e qarkut dhe drejtuesit e degës së PD-së.
Ish-kreu i demokratëve gjatë udhëtimit drejt Lezhës ndalesën e parë e bëri në Mamurras ku e prisnin dhjetëra mbështetës.
