I riu me "Smart" përplas 33-vjeçaren me biçikletë në Durrës

Një 33-vjeçare mbeti e plagosur pasditen e sot në një aksident rrugor në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në lagjen Nr.13, ku mjeti tip "Smart" me drejtues shtetasin B. D., 22 vjeç, ka aksidentuar  shtetasen K. B., 33 vjeçe, e cila ishte duke qarkulluar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes shtetasja K. B, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave te aksidentit.