U vra në vilën që po grabiste, shqiptari me dokumenta false u identifikua nga autopsia

Autopsia e kryer e ka identifikuar 38-vjeçarin e vrarë gjatë një grabitje në Frosinone si shtetasin shqiptar Arbër Xheleshi.

Ai mbeti viktimë të hënën e kaluar në Santopadre.

Nga hetimet e kordinuara nga zëvendësprokurorja Marina Marra i çuan hetuesait në identifikimin e grabitësit me anë të autopsisë dhe jo sipas dokumentit false që ai dispononte.

38-vjeçari ishte i njohur në polici edhe për krimet e tjera ndaj është bërë e mundur gjurmimi i gjeneraliteteve të tij reale.

Megjithatë në emër të familjes së viktimës nuk ka qenë asnjë i pranishëm që ta identifikonte.

Arbër Xheleshi u largua pasi u zbulua së bashku me bashkëpunëtorët e tij brenda vilës në Santopadre në të cilën kishin hyrë fshehurazi për të kryer një grabitje.

Mësohet se hetuesi e kanë ngritur skemën e krimit sipas të cilës shqiptari i ka drejtuar më parë armën të zotit të shtëpisë duke mbajtur në dorë një pistoletë pa fishekë.

Por hetuesit italianë thonë që i zoti i shtëpisë duke mos e ditur këtë fakt dhe duke ndjerë rrezikun e ka goditur atë me armën e gjahut dhe plumbi i parë e ka prekur atë në krahun e djathtë në gjatësinë e trupit të pronarit të shtëpisë.

Vrasja sipas autoriteteve ka ndodhur në kushtet e mbrojtjes pasi nga kjo rrezikohej pronari i shtëpisë dhe djali i tij.