Nudo në art, piktorja: Modelja me ktheu mbrapsht pikturën, burri i kishte thënë...

Nudoja shpesh herë bëhet shumë e diskutuar, madje edhe kur trajtohet në art.  Piktorja  Adriana Puleshi është një ndër artistet shqiptare mjaft të vlerësuara. Ndër ekspozitat më të njohura që ajo ka realizuar mbahet mend ajo e organizuar nga mjeshtri Ibrahim Kodra në Milano në vitin 2002. E ftuar në emisionin " Jeto me orën" ajo u ndal tek ky moment .

"Ibrahim Kodra më tha se arti im jep energji dhe pozitivitet dhe se ata që do kenë pikturat e mija në shtëpi janë me shumë fat dhe të lumtur” përfundoi piktorja e emocionuar.

Puleshi rrëfeu se pse e tërheq nudo. 

“Nudo më tërheq pasi ka një formë të larmishme edhe në ngjyra, zbulon karaktere të ndryshme por për realizimin e saj duhet stërvitje e vazhdueshme” u shpreh Puleshi. 

E ftuar në panel ishte edhe fotografja Anxhela Shkurta.

Artistët vënë re se nudoja ende në Shqipëri shihet me rezerva, të paktën në artet figurative. Shkurta shpjegoi sesi nudoja  e tyre nuk ka të bëjë me lakuriqësinë vetëm si të tillë, apo me zgjimin e epsheve, por çon drejt një të kuptuari të ri dhe magjepsje me misterin që mban trupi i njeriut, në kërkim të pandalshëm të përsosmërisë…për t’u ndjerë pak krijues.

“Klientët kërkojnë privatësi, nuk më lejojnë të gjithë që t’i publikoj foto e tyre nudo. Madje në fillimet e mija kisha shumë komente negative për punën që bëja” u shpreh fotografja ajo.

Ndërsa piktorja Puleshi tregoi se edhe ajo është ndeshur ndonjëherë me klientë që janë penduar. 

“Më ka ndodhur një rast ku modelja më ktheu pikturën dhe më kërkojë që ta mbuloja pasi nuk dëshironte ta shikonte burri. U detyrova ta mbulojë me copa, nuk mund ta prishja punën time” u shpreh Puleshi.

E pyetur nga moderatorja Ana Kallaku se nga e merr frymëzimin për pikturat e saj, Adriana tregoi se ka të bëjë shumë me gjendjen e saj shpirtërore.  

Frymëzimi im vjen kur unë nis të bëjë një pikturë , përgatisë telahon bëhem gati dhe aty sikur më ndizen motorrrët por ndikon shumë edhe gjendja shpirtërore  që ndodhesh në atë moment” u shpreh piktorja.