“Sanksione për këdo që ka tjetërsuar votën”, Celibashi: Kemi nevojë për një reformë të re zgjedhore

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi mbështet nismën e opozitës për reforme zgjedhore. Nga Korça, njeriu që vulos proceset zgjedhore, tha se ODIHR ka bërë sugjerime konkrete dhe politika nuk duhet t'i lërë ndryshimet për muajt e fundit para zgjedhjeve të radhës.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vlerëson nismën e opozitës për reformën zgjedhore dhe kërkon qe politika që të mos e lërë për muajt e fundit para zgjedhjeve të ardhshme.

Nga Korça, Celibashia tha se ODIHR ka bërë sugjerime konkrete që duhen bërë në Kodin Zgjedhor. 

"Shpresojmë që procesi të finalizohet sa më shpejt ët jetë e mundur dhe të mos jemi në pozitën e herëve të shkuara kur reformat zgjedhore kanë përfunduar 4, 5 apo qoftë dhe një vit përpara datës së zgjedhjeve," tha Celibashi.

Ndërsa i pyetur për një reformë të re territoriale, Ai tha se kjo është çështje vetëm e politikës dhe jo KQZ

"Ka mendime të ndryshme në lidhje me atë se si do të duhet të jetë e organizuar harta administrative, por le tia lëmë partive politike dhe qeverisë për të diskutuar për këtë çështje," tha Celibashi.

Pas procesit të verifikimit të rezultatit të votës së 25 Prillit, Celibashi paralajmëroi padi për komisionerët që kanë tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve.

"Kur këto shkelje dukshëm tregojnë qëllimin dhe interesin e numëruesve për të deformuar rezultatin e votimit," shtoi ai.

Në analizën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit që u mbajt në Korçë morën pjesë edhe përfaqësues të Prezencës së OSBE dhe Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, që kanë evidentuar problematika gjatë monitorimit të procesit zgjedhor.