Kapen duke transportuar emigrantë kundrejt fitimit, arrestohen dy persona në Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2021, 16:46
Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.
Policia bën me dije se në pranga shtetasit K. R, 20 vjeç, banues në Tiranë dhe K. B., 22 vjeç, banues në Dibër.
“Shtetasit K. R. dhe K. B., u kapën në vendin e quajtur "Ura e Lumit", Gjirokastër, duke transportuar me automjetin tip "Ford" tre emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.”- njofton policia.
Policia ka sekuestruar një automjet dhe dy aparate celular.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

