Mega-peracioni kundër kokainës në Belgjikë: Ndrangheta dhe mafia shqiptare punojnë dorë për dore
Porti i Antwerpen shërben si një urë lidhëse për importet e kokainës. Nga Brukseli, droga shpërndahet në të gjithë Evropën.
Në një operacion në një shkallë të gjerë, ku morën 1,100 policë belgë u zbulua një rrjet droge në kryeqytetin e BE-së.
Të martën, në katër të mëngjesit në Bruksel, ndërsa shumica e banorëve janë ende në gjumë, 1,100 njësi speciale dhe forca policie të armatosura rëndë mbërrijnë në lagje të ndryshme të metropolit prej 1.2 milionë banorësh dhe zonës së tij metropolitane.
Në një operacion shumë sekret dhe të planifikuar prej kohësh, janë kryer rreth 120 kontrolle në shtëpi, bëjnë me dije mediat lokale.
Objektivi ka qenë të shkatërrohet një rrjet ndërkombëtar droge që shpërndante qindra ton kokainë të Amerikës së Jugut nga Belgjika në të gjithë Evropën.
Aleanca mes mafies shqiptare, Ndranghetës dhe karteleve të Amerikës së Jugut
"Nuk ka dyshim: krimi ndërkombëtar ka zënë rrënjë shumë thellë te ne," tha në një konferencë për shtyp Eric Snoeck, drejtor i përgjithshëm i Policisë Kriminale Federale.
Konkretisht, është mafia shqiptare, që supozohet të kontrollojë tregtinë evropiane të kokainës nga Belgjika në një aleancë me Ndrangheta të Italisë së Jugut.
Plot 64 persona u arrestuan gjatë mega-operacionit në Bruksel dhe u zbuluan gjashtë laboratorë droge, ku kokaina përpunohej dhe përgatitej për shitje me shumicë.
Autoritetet supozojnë se të paktën një ton kokainë dilte nga laboratorët e Brukselit çdo javë. Ajo u transportua në një numër vendesh evropiane përmes korrierëve, ku bëjnë pjesë Italia, Gjermania, Suedia, Anglia, Franca, Holanda dhe Portugalia.
Përveç dhjetëra armëve të zjarrit dhe pajisjeve të prodhimit të drogës, janë konfiskuar edhe më shumë se një milion euro para të thata, një sasi e madhe shufrash ari, mbi 50 makina luksoze, ora luksoze dhe dronë.
Marsin e kaluar, për shembull, në Belgjikë u zhvillua aksioni më i madh i koordinuar deri më sot kundër mafies së drogës, ku u kapën 14 tonë kokainë dhe u arrestuan dhjetëra njerëz.
Vetëm javën e kaluar, rreth dy ton kokainë me vlerë 80 milionë euro u kapën në rajonin e Lièges dhe u arrestuan 22 persona.
Në total, më shumë se 77 ton kokainë janë konfiskuar në Belgjikë gjatë vitit aktual, më i lartë i të gjitha kohërave, por kjo është vetëm një pjesë e vogël e sasisë totale të importuar, siç vlerësojnë autoritetet.
