Ish-deputetja Valentina Leskaj do "Foltore" në PS
Katër vite pas tërheqjes nga politika një nga ish-eksponentët kryesorë në PS, Valentina Leskaj duket se ka shumë rezerva për mënyrën se si shtëpia e saj politike po drejton vendin.
Gjatë promovimit të librit ë saj të parë Leskaj mori shkas nga ajo që po ndodh në PD për t’i çuar sinjal Edi Ramës se në PS duhet të nisë pastrimi i brendshëm.
"Do dëshiroja, do të shpresoja dhe do nxisja ndryshimin e vetvetes edhe të Partisë Socialiste."
Por Leskaj shkoi edhe më tej duke konfirmuar atë që opozita deklaron çdo ditë e duke thënë se të rinjtë zgjedhin largimin pasi nuk janë dakord me modelin shoqëror.
"Ikin për një vend pune, ikin për një pagë më të mirë. Por ka shumë të rinj që refuzojnë modelin e shoqërisë që ne kemi ngritur."
Por çfarë po ndodh në PD sipas ish deputetes së PS?
Ajo nuk përmendi emrin e Bashës por qartazi ishte kundër Berishës.
"Të rinjtë duhet të jenë pjesë aktive e politikës. Gjithmonë i kam thënë të rinjve që mos i lini të tjerët t'i marrin në dorë fatet tuaja. Unë do sugjeroja që sa më shumë të rinj të marrin në dorë politikën dhe drejtimin politik."
Valelntina Leskaj ka mbajtur detyra të rëndësishme në PS dhe gjatë kohës së partia e saj ishte në opozitë ajo ishte numri dy i kuvendit.
Emri i saj u la jashtë listës së deputetëve nga Edi Rama në vitin 2017.


