Peshëngritësi Pirro Dhima shfaqet në Bularat përkrah nënës së Kacifas (VIDEO)

Ish-peshëngritësi i njohur Pirro Dhima u shfaq ditën e sotme në krah të prindërve të Konstantinos Kacifas gjatë meshës që u zhvillua në Bularat të Gjirokastrës.

Sot grekët festojnë festën kombëtare të “JO”-së, ditë për të cilën  zhvillohen aktivitete edhe nga minoritarët në jug të Shqipërisë.

Gjatë paradites në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë ishin të pranishëm ku vendosën kurora me lule zv.ministri i Jashtëm grek, ambasadorja, përfaqësues të tjerë të Athinës, por edhe konsulli në Gjirokastër dhe politikanë shqiptarë që mbrojnë të drejtat e minoritetit, mes të cilëve Vangjel Dule dhe Spiro Ksera.

Në 1 tetor Pirro Dhima humbi nënën e cila jetonte e vetme dhe u gjet e vdekur nga fqinjët në banesë, tre ditë pasi kishte ndërruar jetë.

Kjo ishte arsyeja që solli në Shqipëri nga Amerika peshëngritësin.