I infektuar me Covid-19, rëndohet gjendja shëndetësore e kompozitorit, Flamur Shehu shtrohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2021, 16:23
Kompozitori Flamur Shehu i cili është i infektuar me Covid-19, është në gjendje të rëndë në spital.
Mësohet se gjendja e 77-vjeçarit është përkeqësuar duke bërë që ai të shtrohet me urgjencë në spital. Nuk dihet nëse vuan nga sëmundje të tjera shoqëruese, por mësohet se kompozitori ndodhet në terapi intensive tek QSUT.
Shehu është autor i më shumë se 500 këngëve, ndërkohë është fitues i çmimeve të para dhe të dyta në festivale.

Kompozitori Shehu mban titullin “Mjeshtër i Madh” për kontribut të shquar në fushën e muzikës e këngës së lehtë shqiptare dhe studimin e folklorit.