"Foltorja" e demokratëve udhëton nesër në Lezhë

"Foltorja" e demokratëve e iniciuar nga ish-lideri Sali Berisha ditën e nesërme do të udhëtojë në qytetin e Lezhës.

Zoti Berisha ka njoftuar mbledhjen e ardhshme me demokratët me anë të një statusi në Facebook ku njofton se takimi do të zhvillohet në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës.

"Njoftim.

Neser diten e premte me daten 29 tetor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures te qytetit te Lezhes  do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Lezhes te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb"