Motër e vëlla në kushte mjerimi, të miturit tregojnë sfidat e jetës dhe kërkojnë ndihmë nga shteti

Dy te mitur, motër e vëlla, jetojnë në kushtet e mjerimit. Më i madhi, djali 17 vjeç rrëfen për Ora News se ata nuk janë rritur si fëmijët e tjerë, madje edhe rrobat e trupit ua kane falur. Thirrje për ndihme bën edhe e motra vetëm 12 vjeç.

Ai është 17 vjeç, u rrit në një familje ku kishte dhune si fizike ashtu dhe psikologjike.

Motër e vëlla në kushte mjerimi, të miturit tregojnë

Për Ora News tregon se nuk u rrit si gjithë fëmijët, madje e ndjen veten te veçuar.

"Jo nuk jam njësoj si shokët e mi në veshje, nuk i kam blerë unë, i kanë blerë të tjerët. Nëse unë do t'i kisha blerë rrobat e mia, ose prindërit e mi do të mi kishin blerë, do isha njësoj si ata," thotë 17-vjeçari.

Prej dy vitesh prindërit janë ndarë, ndërsa 17 vjeçari së bashku me të motrën 12 vjeç jetojnë në kushte akoma më të vështira.

"Më ndihmojnë disa nga komshinjtë, më ndihmojnë disa nga njerëzit, gjyshja," thotë 17-vjeçari.

"Kalamajtë më thonë ti s'ke babi. Babi ka 2 vite që s'është në shtëpi, nuk ka ndihmon. Na ka thënë "zhdukuni e mos ju shoh më."

Motër e vëlla në kushte mjerimi, të miturit tregojnë

Thotë se rrobat qe mban veshur ja kane falur.

Kërkon ndihme pasi shtëpia e tyre është e dëmtuar nga tërmeti.

"Kërkoj ndihmë për shtëpinë time sepse unë tani nuk kam mundësi që ta bëj, nuk kam mundur që ta bëj shtëpinë me mundësitë e mia. Të paktën kush ka mundësi të më ndihmojë," thotë 17-vjeçari.

Motër e vëlla në kushte mjerimi, të miturit tregojnë

Problemet i tregon dhe 12 vjeçarja.

Dy fëmijët motër e vëlla që u rritën jo ashtu siç ëndërronin jetojnë në një fshat të Tiranës, ndërsa luten që shteti t'i ndihmojë.

"Të ardhmen time unë e mendoj që të punoj shumë dhe të kem një familje të lumtur, kaq dua të arrij tani. Por, nga ju kërkoj ndihmë," përfundon 17-vjeçari.