Luftë edhe Metës, Basha barazon presidentin me Berishën e Ramën. "Tangoja politike" në Kuvend
I ngacmuar nga rivali i përjetshëm, lideri demokrat shpërtheu nga foltorja e Kuvendit edhe ndaj presidentit Ilir Meta, ish aletatit qeveritar dhe Sali Berishës. Basha i tha Ramës se është pjesë e dyshes Berisha Meta.
Lulzim Basha: “Ke hall ti sa demokratë mbledh unë? Të ka marrë malli ty? Thuaj që të ka marrë malli për Sali Berishën e Ilir Metën.
Thuaj të dëgjojnë të gjithë. Shko dhe ti në foltore, ose nis foltoren tënde, bëni trekëndëshin e Bermudës e qani hallet bashkë nëse i keni të njëjta"
Edi Rama: Mati mirë këto dhe bëhu burrë njëherë të paktën,të ka ardhur prapë rasti të bëhesh burrë dhe nuk po e shfrytëzon.
Të nxitur nga rindërtimi e pasojat e pandemisë, Rama e Basha e kthyen debatin në replika personale, cituan Kantin, Frojdin, "Beni ecën vetë" "Njëmijë e një net" e deri tek batutat e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi për kafshimin e veshit.
Hapën plagë të reja dhe të vjetra përfshirë dhe gropën legjendare të Hajdin Sejdisë.
Lulzim Basha: "Ta mbusha gropën e Hajdin Sejdisë. Ta zhduka parfumin Hajdin Sejdia nga qendra e Tiranës, e aty doli se nuk ishte bashki por bankomat
Edi Rama: Ti gropën e Hajdin Sejdisë ke mbushur, nuk ke bërë gjë tjetër, nuk i di këto. Të paktën të dije matjen me metër kub dhe për mbushje gropash që me këtë gropë që po të hapet do të duhet shumë metër kub dhe ta mbyllësh.
Edhe Basha i renditi disa fakte. Sipas tij janë 15 vetë që kontrollojnë tranzicionin.
Nga llumi i tranzicionit tek llumi i PD-së, me replika kryeministri e Basha përfunduan tek vetingu nisma më e fundit e opozitës për të cilët Rama kërkoi ekspertë.
Lulzim Basha: E di çke bëhu ti burrë një herë e voto vetingun e politikanëve. Ti marrim një nga një. E ndryshe nga regulli i vjetër të mos e nisim nga plaku e nisim nga më i riu. E bëj unë i pari, pastaj ti bëje i dyti. E më pas të tjerët në këtë sallë. Të gjithë politikanët nga i pari tek i fundit.
Edi Rama:"Nëse na del që kjo nismë është shpëtimtare për vendin patjetër e votojmë. Nëse kjo nismë na rezulton komardare e fryrë me gojë për të bërë sikur notojmë në formë peshkaqeni atëherë ne do të themi Lulëzim vazhdo vëlla bëj rolin e peshkaqenit të gomës që të mbrohesh nga peshkaqeni i foltores. Kjo nuk është puna jonë. Thjesht ta ndajmë këtu. E disutojmë patjetër. "
Të gjithë këtë Petrit Vasili i LSI-se e quajti 'tango politike"
Kronika e pergatitur nga RTV Ora
