Rruga e Arbrit hapet me 29 nëntor, Rama fton Bashën: Merre dhe konsulenten e Dibrës por kujdes se ka foltore

Rruga e Arbrit do të hapet për festat e nëntorit, pikërisht në 29 nëntor. Lajmin e bëri me dije kryeministri teksa mbrojti PPP para kryedemokratit Basha dhe opozitës.

Ai e ftoi Bashën së bashku me deputetin Çupi që ta inagurojnë por i porositi të bëjnë kujdes pasi në atë zonë ka shumë foltore.

Rama: Më tregon koncesione, PPP, miliarda këtu dhe aty. E di që janë aty të tëra të mbledhura nga koha e mëparshme përfshirë energjinë, të gjitha detyrimet për HEC-et. Për PPP nuk kompleksohem fare por faktet flasin. Në 29 nëntor hapet Rruga e Arbrit që të kalojnë njerëzit me të vetmin problem që në Qafën e Murrizit për shkak të përbërjes gjeologjike të tunelit që ka krijuar vonesa të mirëdokumentuara, gjithë pjesa tjetër është gati. Ja çfarë bën këtu PPP. Nëse ajo që ndodhi me tunelin e Murrizit…Dëgjo të mësosh ndonjë gjë. Nëse kjo që ndodhi me tunelin e Murrizit do ishte me buxhetin e shtetit do të duhej të nxirrnim nga buxheti një mal me lekë të tjerë siç keni nxjerrë ju dhe siç jemi detyruar të nxjerrim ne për ato tunelet pa projekte gjeologjike, pa projekte fare që keni bërë ju për të shkuar dhe bërë foltoren në tunelin e Elbasanit para zgjedhjeve bashkë me llumin që i thua sot. Ty të nxori llumi përpara atje dhe tha ja ku e kemi llumin tonë.

Ti në majë të daulles atje. Apo me Qukës-Qafë Plloçën që e latë me disnivel ura 17 metra si trampolinë për të kërcyer llumi nga lart-poshtë.Me paratë që përndryshe do të duheshin vite akoma pëër tu bërë të gjitha bashkë e për tu bërë Rruga e Arbrit ne thjesht do të paguajmë në vite kthimin e investimit për një rrugë që është gati atje. Me 29 nëntor merre dhe deputeten e Dibrës meqë e pyete se e ke konsulente dhe kaloni atje por kujdes se ka shumë foltore dhe mos ngecni atje. Nuk ka asnjë problem që në politike je në garë, edhe fiton, edhe humbet. Nuk është çështje kreshnikësh por ti duhet ta ndash çfarë e ke marrë falë llumit dhe çfarë ke marrë falë vetes. Bilanci deri tani anon nga llumi, pa llumi nuk do të ishte këtu fare. Mos hajde të na bësh moral dhe të përsëritësh këngën e llumit në garë me llumin se kush akuzon, shan dhe shpif më shumë. Po ta them sot, në zgjedhjet e ardhshme do të dilni më keq të dyja palët dhe të dyja bashkë nuk do të bëni dot atë që bëtë kur ishit llum komplet.