"Çirak' e "Usta" fut në sherr Bashën me Ahmetaj

Pasi mori fjalën, Basha iu  drejtua kryeministrit Rama me epitetin “usta” ndërsa zv.kryeministrit “çirak”. Basha I kërkoi Ahmetajt të miratojnë uljen e TVSH-së

BashaSigurisht që duhet të ma kishit dhënë fjalën për replikë, ministri këtu dhe përmendi emrin e një deputeti, rregullorja është mjaft e qartë. Unë përmenda vetëm fakte, pak më intereson lopata që vjedh kryeministri. Më intereson ta ndalë me çdo mënyrë dhe mjet. Meqë u mor fjala për procedurë dhe nuk u përdor me procedurë. Standarti i dyfishtë, e keni bërë të qartë. Dijeni vendin tuaj kryetare, se po e ngatërroni.

Ustai ia mbathi që të mos përgjigjet, rrini në rolin e çirakut mos ngatërroni rolet. Ustai që do ta heqë fjalën nga fjalët e shqiptarëve ia mbathi, ndërsa çiraku. Ulja e TVSH-së nga 20 në 6% është për qytetarët. Juve nuk jua ndjen fare për shqiptarët. Ne jemi këtu për një interes që është përtej interesit të PD, për të bërë gjithçka

Ahmetaj: Nuk ke etikë parlamentare. Kreun e qeverisë e quan usta, çfarë po thua mor burrë. Ustai dhe çiraku, çfarë po thua. Çfarë ke qenë ti kur ke qenë këtu? Nuk na ka lezet fare.

Basha: Pse iku, apo ka punë?

Debati mes zv/ kryeministrit dhe Bashës u bë nga vendet respective në Kuvend. Debati në fillim të videos.