"Berisha" në Kuvend, Basha: Bëhu burrë e voto vetingun! Rama: Ta di hallin, peshkaqen gome do të mbrohesh nga peshkaqeni i foltores

Në kuvend vijon replika mes Bashës dhe kryeministrit Rama.  Nga foltorja e Kuvendit dy kundërshtarët politikë debatuan edhe për Berishën.

Basha sfidoi Ramën të votojë vetingun dhe të jetë i dyti që vetohet. Nga ana tjetër Rama u shpreh gati të ulet në tryezë për të folur me ekspertë por... Nëse është komardare për të shpëtuar ai nga Berisha atëherë nuk do e votojë.

Lulzim BashaE di çke bëhu ti burrë një herë e voto vetingun e politikanëve. Ti marrim një nga një.  E ndryshe nga regulli i vjetër të mos e nisim nga plaku e nisim nga më i riu. E bëj unë i pari, pastaj ti bëje i dyti.

E më pas të tjerët në këtë sallë. Të gjithë politikanët nga i pari tek i fundit. E ke të thjeshtë. Voto vetingun në politikë e lëri punët e demokratëve se nuk ka gjë të të shpëtojë ty për ti dhënë fund këtij regjimi me mua në krye.” 

Kur mbaroi fjalën Basha ndërhyri Petrit Vasili duke deklaruar se Kuvendi po kthehet.

Vasili: Kjo sallë do funksionojë me rregulla apo pronë e tangoje politike që ka kohë për tu bërë?

Edi Rama:Unë e di ku e ke hallin me vetingun tënd. Është gjetje e lodhur por unë nuk dua ta diskutoj por I qëndroj parimit. Hajde ta diskutojmë siç meriton të diskutohet me ekspertët tuaj e tanët. Ku doni me dalë. Në cilat praktika bazohet.

Çfarë thonë partnerët tanë. Nëse na del që kjo nismë është shpëtimtare për vendin patjetër e votojmë. Nëse kjo nismë na rezulton komardare e fryrë me gojë për të bërë sikur notojmë në formë peshkaqeni atëherë ne do të themi Lulëzim vazhdo vëlla bëj rolin e peshkaqenit të gomës që të mbrohesh nga peshkaqeni i foltores. Kjo nuk është puna jonë. Thjesht ta ndajmë këtu. E disutojmë patjetër. 

Për çdo gjë që i shërben interesit të përbashkët të vendit na keni pro, çdo gjë që mban era foltore na keni kundër."