Braçe replikon me Bashën e i kujton 4 vrasjet e "21 Janarit": Ke bythë për këtë veting?!
Deputeti Erjon Braçe replikoi me kreun e PD-së, Basha i cili në fjalën e tij tha se në detyrën e zv kryeministrit që ka pasur Braçe nuk duhet të bënte dezhurn.
Lulzim Basha: Kurrë nuk të kam pas simpati për qëndrimet politike që ke mbajt. Po për koherencën e qëndrimeve nuk mund të ankohem, në përjashtim të rastit të fundit kur me vullnet tëndin bëre dezhurnin. S’duhet të ishe dëzhurn, o e merrje dhe bëje zëvendës kryeministrin, por dezhurnin s’duhet ta pranoje të ishe. E ka gjet zëvendësimin ai ashtu siç e ka midenë.
I diskutojmë më vonë këto. Ndoshta shkojmë i diskutojmë dhe tek fermerët e Lushnjës dhe Divjakës në qoftë se i ndan hallet e tyre ti ashtu siç i ndaj unë, sepse unë kam qenë dhe kohët e fundit ndoshta më shpesh se ti, por ky nga piramidat e Gizës nuk na sheh, ky qe ka takuar më shumë sheik dhe investitor strategjik sesa qytetarë këto 4 muajt e fundit.
Erjon Braçe: “Kam qenë dhe zv kryeministër dhe kam bërë atë punë në shërbim të qytetarëve dhe në interes të tyre me titull dhe si dezhurn por me zor njeri një detyrë për të vrarë njerëz nuk më ka mbajt. Për të vrarë njerëz dhe për të më përdorur për të vrarë njerëz për nevoja të familjes e pushtetit nuk ka ndodhur e as ka për të ndodhur kurrë.
Nuk arrij të kuptoj çdo të thotë veting politik. Ka vetëm një veting, dhe ai është penal për ata që vrasin. E bën prokuroria për të çuar në burg si shpagim për ata.
Më falni për shprehjen po zoti Basha ke bythë për këtë veting. Se boll dëgjuam tre orë demagogji.
Pa diskutim që di shumë sa Basha nuk ia merr mendja."
