"Një herë që të kafshova u zhduke tre javë…", batuta e Bashës irriton Ramën: Zgjohu! Goxha burrë!

Kryeministri Edi Rama e mbylli replikën me kundërshtarin e tij politik me mëri.

Shkak u bë një batutë e kreut të PD-së se Basha e ka “kafshuar”  teksa i bënte thirrje të  jepte konsensusin për vettingun në politikë.

Basha: Ky që ka takuar më shumë sheikë dhe investitorë strategjikë se sa qytetarë këto katër muajt e fundit dhe e ka hallin se më dhemb mua dhëmbi, mua s’më dhemb asnjë dhemb, i kam dhëmbët e mi ta dish dhe genetikisht kam goxha të fuqishëm dhe kujdesem për to. Kështu që mos qaj hallin e dhëmbëve të mi se njëherë që të kafshuan u zhduke 3 javë nuk i the as partisë ku shkove, një herë që të kafshuan tre javë u zhduke fare vetëm ti e unë e dimë ku shkove. Ajo të dhemb ty bakomati i 2011 të dhemb më shumë se cdo gjë tjetër, shenjat i ke s’të ikin, s’të del e keqja. Ça ke ti pse trembesh nga vetingu politik?

E ke gati propozimin, e që mos kesh frikë që do jesh ti objekti i vetëm nise nga unë, nga të duash ti filloje, nga pasuria ime e familjes, e të afërmeve të mi, nise nga unë ku e ke merakun ti?E ke përpara vetingun në politikë të gjithë nga i pari te i fundit, pasurinë personale, të familjes, ortakëve, lidhjet me krimin e organizuar, metodologjinë e ke miratuar këtu për gjyqtarët e prokurorët.Po të them ta bëjë SPAK i cili të paktën sipas listës së patronazhistëve të tu treçereku dalin që janë votuesit e tu, ku e ke frikën pse të fle lepuri në bark?

Rama: Respekto që të të respektojnë. Nuk mundet dot ti dhe nuk mundet dot dikush qoftë individ apo forcë politike që në përpjekje për të realizuar një objektiv të vetin duke mos pasur as shumicën të dhunojë verbalisht rivalin. Nuk e bën dot, nuk funksionon. Fatkeqësia është që ti e ke provuar shumë shpesh, aq herë që e ke provuar, aq herë të është kthyer mbrapsht dhe aq herë sa ke mbajtur këto familje që janë bërë bozë që ka ardhur momenti, me lirimin e pengjeve, aq herë ke dështuar.

Këto dokrrat e tua me trimëri, me ndërshmëri, pathyeshmëri, thuaja vetes po mos dil këtu të shfrytëzosh këtë foltore si Beni që ecën vet natën në pyll dhe këndon që të mundët frikën, të lutem se u bërë qasharak fare. Nëse do dhe je serioz të bësh procese në parlament bashkë me ne për ato nisma që ke lancuar duhet të kuptosh që nuk kemi kohë për të humbur por angazhohemi me gjithë kohën për ti bërë seriozisht.

E ke treguar më shumë se një herë që jo vetëm me shifrat por edhe me gërmat ke më shumë probleme dhe lexon siç të konvenon në atë moment kur improvizon ditën e radhës në politikë. Ke leximin tënd, është puna jote, por ne nuk mundet dot të hyjmë në proces ndryshimi Kushtetute dhe ligjesh duke të besuar ty sesi lexon ty. Këto bëhen me dialog midis përfaqësuesve të PD dhe PS që bën mirë ti respektosh, po ta them dhe njëherë tjetër, nëse nuk do të ndërpresim këtë mënyrë komunikimi dhe nëse nuk do që edhe ne ta kthejmë me mosrespekt.

Jo duke nxjerrë nga goja ato që nxore ti se shkove deri te kafshimet, ke qenë aleat me një që kafshonte publikisht deri dje, të ka mbetur kafshimi si strapallë në kokë sa herë ke kafshuar ti dhe si kafshon ti. Goxha burrë! Nuk je goxha burrë, prandaj e bën. Kur kafshoj unë, ti e di si kafshoj unë… Nuk je në ëndërr, është ora 12 e drekës, zgjohu.Kjo gjuhë të tupëron ty si prind dhe gjithë neve këtu që i thua tjetrit në një mjedis publik unë të kam kafshuar. Imagjino çfarë mendojnë fëmijët. Mblidh mendjen. Nëse do përdornin foltoren për llum harrojeni se do harxhojmë kohë me ju dhe harroje ti që do të rri këtu të merrem me macen, ka një limit.

Mos u merr me shifra se nuk i kupton, ti nuk kupton germat. I  përdor sipas këngës së radhës. Janë gjëra që diskutohen mes përfaqësuesve tuaj dhe përfaqësuesve tanë. Nëse mendon ti që do bësh këtu amendamente dhe nisma me ultimatume nga kjo selia këtu afër atëherë harroji. Nuk mund të më flasësh ti për njerëzit kur në selinë tënde futesh nga mbrapa se nuk dihet çfarë foltoreje të shfaqet rrugës.