U helmuan nga uji me fekale në Krujë/ Drejtoresha e spitalit: 150 janë fëmijë. Nuk ka pasur raste të rënda

Drejtoresha e Spitali të Krujës ka folur për gjendjen e personave që kanë marrë shërbim në spital, për shkak të helmimit nga uji i pijshëm.

Drejtoresha pohon se nuk pa pasur raste të rëndë dhe se simptomat kryesore të helmuarve, është diarreja, dhimbje barku dhe koke.

U helmuan nga uji me fekale në Krujë/ Drejtoresha e spitalit: 150
Drejtoresha e Spitali të Krujës

"Simptomat e janë dhimbje barku, diarre të vjella, dhimbje koke dhe raste shumë të rralla e temperaturë. Nuk ka pasur raste të rënda, kanë marrë shërbimin dhe janë larguar", u shpreh drejtoresha, duke njoftuar se sot kanë marrë shërbim në spital 3 perona.

"Vetëm sot kanë marrë shërbim 3 pacientë, njëri ka marrë shërbimin në urgjencë dhe është larguar, 2 po vazhdojnë të marrin mjekim."

Ndër të tjera ajo thotë se mes 500 të helmuarve, 150 janë fëmijë dhe se ky është rasti i parë helmimi në këto përmasa.

"Nga fillimi deri më sot janë 500 perona, nga të cilët 150 fëmijë dhe 350 të rritur. Ky është rasti i parë i helmimit në këto përmasa. Nuk ka pasur raste të tilla më parë", tha drejtoresha.

Ajo sqaroi se pretendimet se Spitali i Krujës nuk ka pasur kapacitete për pacientët nuk janë të vërteta, duke theksuar se spitali i plotëson kushtet për të shërbyer banorët e Krujës.  

"Pretendimet qe kanë qenë shumë dhe se spitali i Krujës nuk i ka kapacitetet, ata që thotë këtë gjë thjesht nuk e dinë se si funksionin urgjenca. Marrin shërbim njerëzit dhe largohen", u shpreh drejtoresha.