Kuvendi shpërthen në të qeshura, Basha: E hëngrët! Rama: Të është hapur gropë e madhe. Duhet të rilindësh

Kuvendi shpërtheu në të qeshura për disa minuta në një moment ndërsa fjalën në foltore e mbante Lulzim Basha.

Ndërsa kryetari i PD-së denonconte abuzimet në periudhën e pandemisë dhe rindërtimit të shkollave duke iu referuar një dokumenti tha se burimi i të dhënave ishte Partia Demokratike.

Basha e korrigjoi menjëherë duke thënë se ishte “kurth” për të parë reagimin por kjo shkaktoi të qeshura në të gjithë sallën.

Në replikë Rama i tha Bashës se duhet të rilindë 

Basha: “Merri këtu dhe thoja tigrit të t’i japë. Nuk ke ça të sqarosh o tiger, ti do  po rri rehat. Ishalla i ke djeg të gjitha ato që ke gjetur te zyra e paraardhësit. Në fund të të të dhënave për ndërtimin e shkollave, burimi: Partia Demokratike. Burimi: Agjencia e Prokurorimit Publik Shiko si qeshin. Afroje pak kamerën zoti i nderuar. E hëngrën kujtuan se ishte PD me të vërtetë. Do qeshni tani? 

Te gjithe qeshin

Rama: Kostot maten me metër katror lulëzim dhe jo nr shkollash. Jepu porosi ekspertëve të bëjnë llogaritë me koston për metër katror ndërtim të shkollave e javën tjetër jemi këtu. Hajde prapë me burimin e PD-së e hajde flasim. Mos e bëni sic e bëtë me unazën e re që ulnit e ngritin çmimin si metër teritali. Gropën e Hajdin Sejdisë ke mbushur se s’ke bërë ndonjë gjë tjetër. Të paktën të dije të këtë matjen me metër kub dhe për mbushje gropash se me këtë gropë që po të hapet do të duhet shumë dhe ta mbushësh.

Kujton se bie përballë por i bie vetes. Më flet mua për llumin e tranzicionit. E thua edhe PD ka pjesën e vet të llumit… Unë fjalën llum nuk e  përdor, por nëse PD e ka pjesën e vet të llumit të ka nxjerrë ty mo Lulzim.

Ti je pjella më brilantinosur e atij llumi, prandaj kujdes se nuk e kam fare të mbaj me gajret foltoren. Foltorja është një gajret aq i madh sa Shqipëria e sheh dhe mban brinjët me dorë përvec atyre që janë përfshirë drejtëpërdrejtë dhe u duket se kanë hyrë në karvanin e bacës Isa me axhën Ismail e do të çlirojnë Shqipërinë nga perandoria e radhës e amerikane.
Kuvendi shpërthen në të qeshura, Basha: E hëngrët!
Ata po janë në karvan e do të dalin me atë karvan. Kurse ti jo! Mos i sill këtu. Mos na ço gjuhën aty ku të dhëmb dhëmbi ty, të lutem se na detyron ne të vijmë aty. E kur thua do s’do mua do më kesh përballë kjo është ca të them: Unë ty të dua përballë.

Të kam dashur, të dua e do të të dua, E nuk di si të të ndihmoj realisht. Vjen këtu duke lexuar abetaren e atij llumi që tani po na distancohesh. Nuk bëhet distancimi nga llumi duke u bërë zgjatimi i tij. Mos shpif si llumi e mos merr njerëzit nëpër gojë si llumi. Llumi është origjinali. Ti ke sfidën me veten tënde se megjithëse ai llum të nxorri në krye ti je diçka tjetër. Ti duhet të rilindësh. Na dëgjo ki besim e ndërvepro me gjuhën e fakteve." 

Kuvendi shpërthen në të qeshura, Basha: E hëngrët!