Rama e krahason Bashën me macen: Mëso matjen me metër kub për të mbushur gropën që po hapet

Përreth dy orë, kryeministri Edi Rama pasuan njëri-tjetrin në foltoren e Kuvendit për temat më të nxehta të momentit.

Teksa Basha i kërkoi të mos i referohet gjithmonë Kantit, Rama i citoi Frojdin.

Rama: Meqë kërkove ti referohemi Frojdit, ai thotë se koha e harxhuar me macen nuk është kohë e humbur.Unë e konsideroj kohë të shfrytëzuar me efektivitet kohën që harxhoj me ty.

Akuzave të kryetarit të PD-së për abuzimet në periudhën e pandemisë dhe rindërtimit të shkollave, Rama pati këtë koment.

Rama: Një gjë duke ju referuar burimit të PD, kostot maten me metër katrorë jo me numër shkollash. Ka shkolla që janë me palestra të mbyllura, kënde sportive të hapura, shkolla që janë më të mëdha, shkolla që janë më të vogla.Jepu porosi ekspertëve ti bëjnë llogaritë me koston për metër katrorë ndërtim të shkollave dhe pastaj këtu jemi prapë javën tjetër, hajde bashkë me burimin e PD dhe flasim. Mos e bëni siç e bëtë me Unazën e Re që ulnit dhe ngrinit koston e lartë për km a thua se km e rrugëve janë si metrat e teritalit. Kur blen terital është njësoj, e blen për metër. Kilometrat e rrugëve varen se çfarë bëhet aty. Tani që po e shohin të gjithë se çfarë po bëhet aty është e qartë që nuk po bëhet një km rrugë në fushë, po ndërtohet një vepër shumë komplekse inxhinierike me shumë tunele. Ti gropën e Hajdin Sejdisë ke mbushur, nuk ke bërë gjë tjetër, nuk i di këto. Të paktën të dije matjen me metër kub dhe për mbushje gropash që me këtë gropë që po të hapet do të duhet shumë metër kub dhe ta mbyllësh.

Krizën që po kalon PD tha se detyron ai ta përfshijë në diskutimet në Kuvend.

Rama: Sa për PD nuk jam unë i shqetësuar fare. Unë nuk i referohem përveçse kur ti më fton ta bëjë këtë gjë, ose dikush tjetër këtu më fton ta bëj këtë gjë. Nuk kemi punë fare. Kur më thua të shkosh pranë njerëzve ma kërkon me zor të them po ti ku i ke njerëzit.Të kërkoj me qiri por nuk të shoh përveçse në kutinë e vogël të Neës24. Ku i ke njerëzit, çfarë të bëj unë me ty? Ku e di ti kush ngrihet në sabah në këtë vend, e dinë të gjithë që ngrihesh vonë, dhe në parlament vjen i fundit gjithmonë.Pse më fton në këto rrugë, pse më detyron?

Ndërkohë për akuzat e Bashës për kohën e Ramës në bashki dhe inceneratorët pati këtë përgjigje.

Rama: Çfarë po më thua për historitë e bashkisë së Tiranë, pse ma kërkon me zor atë që e dinë të gjithë. Unë nuk jam nga ata që i gjëmojnë dynjasë me emra, çdokush ka të drejtën të jenë në punën e vet. Të marrësh mikrofonin dhe të rreshtosh emra njerëzish që janë në punën e tyre ndodh vetëm kur vihen gjoba Lulzim. Jo vetëm jam i bindur se me ndërtimin e inceneratorëve është bërë një hap shumë i madh përpara për ta pasur Shqipërinë një vend të pastër nuk diskutohet por patjetër që ato investime janë bërë për të mos lejuar që të vazhdojë të ushqehet kanceri që latë në gjithë territorin me qindra vendhedhje mbeturinash ilegale pranë lumenjve, tokave të bukës që janë helm. Tu japësh njerëzve alternativën e helmit se do të bësh luftë politike mund ta bësh por është prapë një arsye pse humbet. Patjetër që po, bashkitë sot në gjithë Shqipërinë kanë në dispozion pikat fundore të mbetjeve, inceneratorët ose landfillet, dhe janë të detyruara që mbetjet ti çojnë atje që të mbyllet historia e pështirë e helmit në mjedis por dhe historia e abuzimit. Ka abuzim shumë të madh historik me sasitë e mbetjeve dhe e di shumë mirë se je marrë me Sharrën një kohë të gjatë, ke pasur PPP të pashpallur për Sharrën dhe mbetjet. Përqëndrohu kur flet, kujton se godet përballë dhe i bie vetes gjithë kohës.