Lezha e rrezikuar nga përmbytjete, prefekti: Bashkitë të marrin masa para reshjeve
Lezha dhe Kurbini rrezikohen nga përmbytjet në rast të reshjeve të shiut me intensitet të lartë për shkak të gjendjes së kanaleve kulluese.
Alarmin e ngre prefekti I Lezhës, Gjok Jaku duke kërkuar nga bashkitë që të marrin masa.
"Nisur nga eksperienca e viteve të shkuara , nuk përjashtoj mundësinë të përballemi me situatat të tilla."
Hidrovorët janë kyç për të shmangur pasojat e rënda të përmbytjeve në qarkun e Lezhës.
Aktualisht ata punojnë me kapacitet të plotë, por prefekti ngriti shqetësimin për problematikat me furnizimin me energji.
"Problem ngelet furnizimi normal me energji elektrike."
Në mbledhjen e komisionit të Mbrojtjes Civile ku merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve në rang qarku, u kërkua angazhim për ti paraprirë cdo situatë që mund të krijohet nga kushtet atmosferike.
Lezha është një prej qarqeve më të rrezikuara nga përmbytjet, ku ndër vitet pasojat kanë qenë të mëdha.

