Video/ Chelsea i falet penalltive në Kupën e Ligës, Arsenali kalon në çerekfinale

Chelsea nuk e pati aspak të lehtë në Kupën e Ligës në Angli për të avancuuar në çerekfinale. Në ndeshjen ndaj Southampton, ekipit të Brojës që vet ata e huazuan këtë verë e që për shkak të klauzolave lojtari nuk mund të luajë ndaj ekipit të tij, “blutë e Londrës” avancuan vetëm falë penalltive.

90 minutat lojë u mbyllën në një barazim 1-1 ku Havertz fillimisht kaloi në avantazh Chelsean në 45’ ndërsa Adams menjëherë sapo nisi pjesa e dytë barazoi sfidën.

Me mungesa të shumta, Chelsea nuk arriti të shënonte dhe vetëm me penallti, 4-3 në total arriti të avanconte në çerekfinale.

Ndërkohë që edhe Arsenali u kualifikua për më tej falë një ndeshjeje bindëse ndaj Leeds në Emirates. “Topçinjtë” fituan 2-0 në 90’ minuta duke mos e diskutuar fitoren ndaj ekipit të Bielsas me golagt e shënuar nga Chambers dhe Nkietah në pjesën e dytë./Ora News/.