Olsi Rama e ka me arbitrimin në derbi: Ka pak arbitra, Hamit lezhjani ngelës në vazhdimësi
Drejtori Sportiv i Partizanit, Olsi Rama pati një reagim të fortë pas humbjes nê derbi. Të gjithë inatin për humbjen ai e shkarkoi te arbitrimi, kundër gjyqtarit kryesor Hamiti per disa episode që sipas tij nuk u panë as nga ai e as nga VAR.
"Nuk kam asnjë rezervë, nuk ka rezerva fare. Çfarë të them unë? E mora arbitrin në intervistë, më fal jo arbitrin, mbrojtësin e shtuar të Tiranës i cili ndërpreu edhe atë aksionin pa dashje. Nuk ka më çfarë të them. Normalisht është një situatë që e përjetojmë edhe presionin. Megjithatë jam i bindur se po e përjetoj unë në një mënyrë që po mendoj nëse ia vlen të merresh me këtë punë apo jo. Tani kemi edhe VAR. Nuk është hera e parë me këtë Hamit lezhjanin, është përsëritës, është ngelës në vazhdimësi. Fatkeqësisht ka pak arbitra në Shqipëri, por mendoj që në situatën e VAR-it të ishim më të përgjegjshëm"
Olsi Rama më pas flet për episodet dhe për zhgënjimet që ndoshta po përjeton te Partizani dhe për përgjegjësinë e situatës pas kësaj humbjeje.
"Saliou kam që në fillim të korrikut që e kam parë në çdo stërvitje dhe në asnë jrast nuk ka kërkuar gjë. Është gjithë është ai djalë dhe nuk rrëzohet kot. Vajta në dhomat e zhveshjes, më tregoi edhe syrin ku e kishte goditur. As me VAR nuk e panë. Pastaj ka shumë episode të tjera. Shihni kartonin e verdhë që mori Murataj, që e meritoi se mbasi u ndërpre aksioni për faull bëri gjest proteste.
Direkt ngriti dorën e gjithsesi mori të verdhë. Ismajlgeci e bëri e nuk e mori, në pjesën e dytë ishte një i Tiranës që u ndëshkua me të verdhë, iu kthye arbitrit me një gjest më shumë se Murataj dhe ky lezhjani nuk pati guximin të nxirrte tjetër. Nëse do drejtësi. nuk jepet me episode, nuk mund të jepet penalti me VAR e të mos shikosh të tjerë.
Do e çojmë në Prokurori?
Pse Prokuroria me arbitrat shqiptarë do merret?
Do merret me të gjithë një nga një?
Këta duhet të kenë turp, një sedër që të vijnë në fushë të bëjnë më të mirën. Për mua personalisht që merrem me këtë punë në përditshmëri, që harxhoj nervat e mia, e nuk po merrem me Demin që harxhon edhe lekët, unë them a ia vlen? Kur ti stërvitesh në momentin kyç dhe vjen dikush në mënyrë arbitrare e vendos s’i t’i dojë qejfi me 2 3 standarte… Do të reflektoj për veten time", deklaroi Olsi Rama.
/Ora News/.
