Gol ndaj Nantes dhe në burg për 24 orë. Rasti i pazakontë në Ligue 1
Sulmuesi i Clermont, Mohamed Bayo, është një nga zbulimet e këtij sezoni në Ligue 1. 23-vjeçari tashmë ka shënuar gjashtë gola dhe dy asistime në dhjetë paraqitje, por fundjava e tij e mrekullueshme (duke shënuar ndaj Nantes të shtunën) është shkatërruar.
Të dielën në mëngjes: Bayo në fakt u arrestua nga policia për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe u lirua vetëm mesditën e sotme, pas më shumë se 24 orësh në paraburgim.
Problemet e tij ekstrasportive tani do të vazhdojnë në gjykatë ku sulmuesi nga Guinea, në fakt, u thirr për një seancë dëgjimore në Gjykatën Penale të Clermont-Ferrand më 28 qershorin e ardhshëm të 2022.
Ai do të duhet të përgjigjet për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe dhe për plagosje të pavullnetshme pasi shkaktoi edhe një aksident automobilistik. Një nga pasagjerët e makinës me të cilën u përplas ishte me plagë të lehta dhe një qëndrim në spital për 14 ditë.
Tanimë Bayo rrezikon një dënim të rëndë sepse është një shkelës i përsëritur pasi ai ishte dënuar tashmë për fakte të ngjashme në vitin 2019.
Leja e tij e drejtimit u pezullua për 6 muaj dhe ai u urdhërua të merrte një kurs për rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë rrugore por ja që ra sërish në kurth dhe mund të bëjë edhe burg./Ora News/.
