Video/ Edhe Ronaldo ndërton pa leje! Ka aneksuar 415 metra katrorë që duhet t’i shembë

Ka gjithmonë një periudhë negative ku fati dhe shumë gjëra të tjera bëhen bashkë për të prishur qetësinë edhe të një lojtari si Cristiano Ronaldo.

Te Man. United nuk po shënon në Premier League, ndaj Liverpool ishte nervoz dhe tani ka probleme edhe me shtëpinë e tij luksoze që ka kushtuar 3 milionë Euro, madje ai ka ndërtuar pa leje.

Video/ Edhe Ronaldo ndërton pa leje! Ka aneksuar 415 metra katrorë

Do të dukej e çuditshme për një lojtar milioner si Ronaldo të zaptonte truall për ndërtim por ja që edhe ndodhë, madje ka ndodhur në Portugali ku sulmuesi ka ndërtuar në Geres veç vilës që kishte marrë lejen e ndërtimit edhe një fushë tenisi 300 metra katrorë dhe një aneks 115 metra katrorë.

Siç raportohet, Kreu i këshillit lokal, Manuel Tibo, konfirmoi se CR7 do të duhet të prishë fushën e tenisit dhe shtesën tjetër e cila nuk ishte përfshirë në projektin origjinal të vilës. “Ronaldo ka ndërtuar edhe jashtë zonës së planifikuar dhe kjo është e paligjshme”, deklaroi ai teksa konfirmohet se portugezi ka aplikuar dhe ka marrë lejen për të bërë shembjen e pjesëve ku ai ka ndërtuar pa leje.

Disa para të shkuara dëm për Ronaldon që nuk po gjen qetësi as jashtë fushave të blerta./Ora News/.